Berisha e LASK-u mposhtin Salzburgun, kalojnë në gjysmëfinale të Kupës
Valon Berisha me LASK-un e kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Austrisë pas 120 minutash lojë.
LASK-u të dielën mposhti Red Bull Salzburgun në çerekfinale me rezultatin 2:1.
Berisha u inkuadrua në minutën e 65-të, ndërsa në minutën e 79-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Salzburgu shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të, kurse LASK-u barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 71-të.
Në minutën e 109-të, skuadra e Berishës shënoi golin e fitores 2:1.