FC Kosova Dusseldorfit ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj SC Kapellen në kuadër të ndeshjes së mbetur.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e Landesliga-s.
Tre pikë domethënëse për skuadrën e presidentit Bujar Neziri.
“Klubi ynë fillon vitin me një fitore të rëndësishme ndaj SC Kapellen me rezultat 1:0
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Enis Vila (59’), i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Një falënderim i madh për të gjithë tifozët tanë që na kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit! Së bashku jemi më të fortë!
Forca Kosova!”, njofton FC Kosova Dusseldorfi.
Pas javës së 18-të VfL Jüchen-Garzweiler kryeson me 41 pikë e ka dy më shumë se Kosova që gjendet në pozitën e dytë.