U turpërua nga Arsenali, Guardiola mendon ndryshe

Futboll

U turpërua nga Arsenali, Guardiola mendon ndryshe

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 22:10
Pep Guardiola

Pas humbjes 5-1 nga Arsenali, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka habitur me deklaratën për mediet duke thënë se ekipi i tij luajti shumë mirë.

“Unë kam keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, ne harruam çfarë duhet të bëjmë, atë që kemi bërë për 60-70 minuta.

Padyshim është një ndeshje e vështirë në këtë stadium, ndaj kësaj skuadre në minutat e parë ka ndodhur shumë herë në këto sezone.

Por pas 10-15 minutash mendoj se morëm kontrollin e lojës dhe luajtëm shumë, shumë, shumë mirë dhe ishim në lojë pas 1-1 teksa kishim momentin e mirë që të bënim tranzicionin dhe një devijim për golin e tretë.

Duhet ta kapërcejmë këtë situatë. Nuk mund të humbësh kontrollin, janë 90-95 minuta. Nuk mund të përfundosh në mënyrën se si luajtëm, ne mund të kishim shënuar edhe tre gola të tjerë, por skuadra duhet të jetë e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi”, tha Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat