Cristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin Leo Messi, rivali i tij më i madh në historinë e thuajse dy dekadave futboll në Europë.
Në një intervistë për La Sexta, CR7 sqaroi se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me Messin, pavarësisht debateve të shumta nga tifozët e të dyve.
“Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Messin, përkundrazi”, ka thënë Ronaldo.
Kur u pyet nëse bota do të sheh ndonjëherë ndonjë lojtar profesionist që arrin shifrat e Messit dhe Ronaldos, portugezi tha se kjo është pak e mundur.
“Shpresoj që po, do të ishte e mirë për futbollin, por mendoj se ka pak gjasa”, shtoi portugezi.