Hap i madh në karrierë/ Portieri shqiptar arrin akordin me Borusia Dortmundin, por do të huazohet te Kopenhagen

Futboll

Hap i madh në karrierë/ Portieri shqiptar arrin akordin me Borusia Dortmundin, por do të huazohet te Kopenhagen

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 07:27
Diant Ramaj

Portieri i talentuar shqiptar, Diant Ramaj, është drejt largimit nga Ajaks, teksa në skenë së fundmi ka dale Borusia Dortmund që ka shfaqur interesim që ta ofrojë 23-vjeçarin. 

Plani i klubit gjerman nuk përfundon thjesht me blerjen e tij, teksa raportohet se Dortmundi, pasi të finalizojë transferimin e Ramajt, do ta huazojë atë te danezët e Kopenhagen. 

Aktualisht, Ramaj ka mbetur në hijen e Remko Pasver te Ajaks, ku është zgjedhja e dytë për portën. 

Negociatat mes Borusia Dortmundit dhe Ajaks janë tashmë në fazën e avancuar, dhe pritet që transferimi të finalizohet në ditët e ardhshme. Palët duket se kanë arritur akordin dhe bëhet fjalë për një tarifë transferimi 5 milionë euro. Ramaj pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2029. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat