Mancini pas barazimit me Napolin: Humbja do të ishte e padrejtë

Futboll

Mancini pas barazimit me Napolin: Humbja do të ishte e padrejtë

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Futbollisti i Romës, Gianluca Mancini thotë se është i kënaqur me barazimin ndaj Napolit.

‘Romakët’ dhe ‘Napolitanët’ të dielën mbrëma luajtën baras 1-1, në një nga sfidat kryesore të fundjavës që lamë pas në Serie A.

Roma krejt në finish të ndeshjes me golin e Angelino-s ia doli që të sigurojë një pikë në duel me Napolin.

Mancini mendon se humbja do të ishte padrejtë në përballje me skuadrën e Antonio Contës.

“Grupi është i bashkuar, në momentet e vështira kemi qëndruar të gjithë së bashku, dhe kjo është diçka e bukur”, ka thënë ai.

“Bëmë një ndeshje të mirë, me shumë raste. Humbja do të ishte e padrejtë. Më vjen mirë për golin që shënoi Angelino”, ka pohuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat