Portieri i Kosovës U21, Mustafë Abdullahu do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2, kalon te Karlsruher

Futboll

Portieri i Kosovës U21, Mustafë Abdullahu do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2, kalon te Karlsruher

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 21:08
Mustafë Abdullahu

Mustafë Abdullahu është zyrtarisht i huazuar te Karlsruher në Gjermani nga Tirana.

Portieri Mustafë Abdullahu i bashkohet Karlsruher SC në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje.

Portieri 20-vjeçar i Kombëtares së Kosovës U21 është vëzhguar për një kohë të gjatë nga reparti i skautizmit dhe trajneri i portierëve, Markus Miller.

Ai tërhoqi vëmendjen veçanërisht në ndeshjen Gjermani U21- Kosovë U21 në mars të vitit 2024.

Portieri ishte i huazuar nga KF Tirana te FC Malisheva, por e ka shkëputur këtë huazim për t’iu bashkuar klubit gjerman.

“Interesi i Karlsruher SC dhe Markus Miller më befasoi plotësisht. Mezi pres sfidën, dua të mësoj diçka të re në çdo seancë stërvitore dhe të pasuroj ekipin e portierëve Mezi pres të jem bëhu pjesë e klubit!”, deklaroi portieri.

Ai do të mbajë numrin 33 në shpinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat