Gimenez: Gjithmonë e kam ëndërruar Milanin

Futboll

Gimenez: Gjithmonë e kam ëndërruar Milanin

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 10:09
Santiago Gimenez dhe Zlatan Ibrahimoviq

“Në Itali kam luajtur kundër Romës dhe Lazios, dhe më duhet të them se tifozët italianë e jetojnë futbollin me një pasion të madh”.

Këto janë përshtypjet e para të Santiago Gimenez si lojtari i ri i Milanit.

Gimenez të hënën zyrtarisht iu bashkua skuadrës ‘Rossonere’ nga Feyenoordi.

Ai përmes rrjeteve social, ka thënë se gjithmonë e ka ëndërruar Milanin. Gimenez ka premtuar se do të jep më të mirën në fanellën e kuqezinjve.

“Unë gjithmonë dua të largohem nga fusha duke dhënë gjithçka”, ka thënë ai.

“Milani është klubi me të cilin kam qenë i dashuruar që kur isha fëmijë. I kam parë Kaka-n, Beckham-in, Ronaldinho-n, Gattuso-n, Pirlo-n… i gjithë ai grup lojtarësh që la përshtypje në mbarë botën. Milani ka qenë gjithmonë ëndrra ime që nga fëmijëria”, ka pohuar Gimenez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat