Fernandes: Një rezultat i hidhur

Futboll

Fernandes: Një rezultat i hidhur

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 11:14
Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja që skuadra e tij pësoi në shtëpi nga Crystal Palace (0-2).

Një humbje që kthen pas “djajtë e kuq” që po vinin nga një moment i mirë, sidomos pas kualifikimit në Europa League.

Na mungonte pak agresioni për të hyrë në zonën kundërshtare dhe për të provuar diçka të dobishme për të shënuar gola.

Ne kemi nevojë për lojtarët sulmues për të shënuar më shumë gola, për të krijuar më shumë”, u shpreh Fernandes.

Më tej, portugezi shtoi: “Ne patëm disa shanse, por jo aq sa duhej, ndaj ky ishte një fund i hidhur. Nuk duhet të mendojmë për të shkuarën, por për ndeshjen e radhës. Gjithçka që kemi bërë në të kaluarën do të harrohet, nëse nuk fitojmë ndeshjen e radhës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat