Skuadra e Milanit e mbylli merkaton e janarit me shumë zhurmë për shkak të lëvizjeve të shumta në hyrje dhe në dalje. Klubi kuqezi i ka ofruar një skuadër të re trajnerit Sergio Conceicao, që kërkon të vërë në zbatim idetë e tij.
Sapo klubi kishte njoftuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit të ri Santiago Gimenez, Djajtë bënë edhe tre transferime të tjera.
Më i rëndësishmi është sigurisht Joao Felix, talenti portugez i kërkuar posaçërisht nga Conceiçao dhe që do t’i japë trajnerit alternativa të ndryshme në sulm. Së bashku me të u afruan edhe Bonmdo nga Monza dhe Riccardo Sottil nga Fiorentina.
Milani ishte shumë aktiv edhe në dalje, pasi janë larguar emra të rëndësishëm. Duke filluar nga kapiteni Calabria, Alvaaro Morata, Okafor si dhe Bennacer, i cili përfundoi te Marseja.
BLERJET
Ëalker (Mbrojtës, Manchester City), Gimenez (Sulmues Feyenoord), Bondo (Mesfushor, Monza), Sottil (Sulmues, Fiorentina), Joao Felix (Sulmues, Chelsea)
LARGIMET
Morata (Galatasaray), Calabria (Bologna), Hugo Cuenca (Genoa), Okafor (Napoli), Bennacer (Marseille), Zeroli (Monza).