Futbolli në Itali është një çmenduri

Futboll

Futbolli në Itali është një çmenduri

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 11:42
Santiago Himenez

Milan ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit 23-vjecar meksikan Santiago Himenez, që vjen nga Fejnordi.

Një emër jo shumë i njohur në Serie A, por me skuadrën holandeze ai ka bërë mjaft emër, me 65 gola në 105 ndeshje zyrtare në tri sezone.

“Në Itali kam luajtur kundër Roma dhe Lazio dhe më duhet të them se tifozët italianë e jetojnë futbollin me pasion të madh. Fundjavën e kaluar isha në derbi, në tribunë dhe ishte një “locura” (çmenduri)!“.

Këto janë ndjesitë e para nga Santiago Himenez, lojtari i ri i kuqezinjve.

“Një rezultat pozitiv ose negativ ndryshon humorin e tifozëve. Për këtë arsye, unë gjithmonë dua të largohem nga fusha duke dhënë gjithçka”, shtoi Himenez.

Më tej, meksikani tha: “Milan ishte klubi me të cilin kam qenë i dashuruar që kur isha fëmijë. Kam parë Kaká, Beckham, Ronaldinho, Gattuso, Pirlo… i gjithë grupi i lojtarëve që i bëri përshtypje botës”.

“Të luaja me fanellën e Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha i vogël. Kam kaq shumë foto të mia kur kam veshur fanellën kuqezi në të shkuarën”, tha Himenez, që ka realizuar 4 gola në 32 ndeshje edhe me kombëtaren meksikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat