Kasami mbylli aventurën te Sampdoria

Futboll

Kasami mbylli aventurën te Sampdoria

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 11:44
Pajtim Kasami

Aventura e Pajtim Kasamit te Sampdoria ka marrë fund. Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, në një postim në Facebook, kumtoi largimin e tij nga skuadra e Serie B-së, ku qëndroi dy vjet e gjysmë.

“Tani për tani dua të të them faleminderit. Fillimisht faleminderit tifozëve, veshja e kësaj fanelle para jush ishte një emocion që nuk do ta harrojë kurrë.

Kemi qarë, por gjithmonë e kemi bërë bashkë. E shijova çdo minutë të kësaj eksperience dhe do të të mbajë gjithmonë në zemrën time:

Do të jem gjithmonë njëri prej jush. Kam vuajtur kaq shumë këto muaj në heshtje dhe mbrëmë erdhi vendimi.

Dua të falënderoj gjithashtu Andrea Radrizzani, presidentin Manfredi, Mister Pirlo, Mancini dhe Legrottaglie që besuan tek unë. Faleminderit të gjithë stafit: nga fizioterapeutët te mjekët dhe në fund kolegëve të mi. Ju uroj gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit. Shko merri këto ngjyra atje ku e kanë vendin!

Ishte kënaqësi, nder, emocion i fortë. Faleminderit. Gjithmonë dhe sidoqoftë forca Sampdoria”, u shpreh Kasami.

Kasami, ju kishte bashkuar Sampdorias në vitin 2023 nga Olympiakos, ku kishte bërë 39 paraqitje dhe shënoi 6 gola dhe 3 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat