Real Madridit i dëmtohet një tjetër mbrojtës!
Real Madridit i shtohen problemet e dëmtimeve në skuadër.Pas Dani Karvahal, Eder Militao, Antonio Rudiger, Carlo Ancelotti humbet edhe David Alaba.
Ky i fundit ka një problem muskulor në aduktorin e këmbës së majtë.
Koha e rikuperimit do të shikohet në ditët në vazhdim edhe pse me shumë gjasë do të mungojë të paktën 3 javë..