Real Madrid u stërvit pasditen e së hënës përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Leganes, e cila zhvillohet të mërkurën.
Ekipi spanjoll përballet me një dhjetë ditësh vendimtar, me një derbi kundër Atletiko Madridit të shtunën dhe një ndeshje kyçe kundër Man.Sitit në “play-off” të Ligës së Kampionëve, të martën e ardhshme.
Megjithatë, klubi mbretëror mund të ketë probleme të mëdha, pasi tre lojtarë kanë munguar në seancën e fundit stërvitore. Sipas gazetës “Marca”, lojtarët që munguan në stërvitje ishin Tibo Kurtua, Kilian Mbape dhe Xhud Belingam.
Kurtua po përballet me shqetësime në gju, ndërsa Mbape dhe Bellingam kanë ngarkesa të mëdha pune dhe mund të pushojnë për ndeshjet e ardhshme.
Në vendin e Kurtua-s pritet të luajë Andrij Lunin, i cili ka pasur më pak minuta se sezonin e kaluar. Rudiger gjithashtu humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi të muskujve të pësuar kundër Espanjoll.