Zirkzee, objektiv i Napolit

Futboll

Zirkzee, objektiv i Napolit

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:32
Zirkzee

Joshua Zirkzee duket se do ta shohim sërish në futbollin italian.

Klubi italian Napoli raportohet se tashmë po mendon për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas “Il Mattino”, një nga objektivat e trajnerit Antonio Conte është Joshua Zirkzee, i cili aktualisht luan për Manchester United.

Ish-lojtari i Bolognës pëlqehet gjithashtu nga Juventusi i Thiago Mottës.

Zirkzee nuk po kalon një periudhë të mirë te Manchester United dhe, siç raportohet, ai tashmë po e mendon rikthimin në Serie A.

Napoli thuhet se është një nga opsionet e mundshme për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat