Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviq ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Laçit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
Tekniku ka uruar klubin në këtë ditë të shënuar, vlerëson maksimalisht kundërshtarin dhe anashkalon derbin në kampionat, duke theksuar se e gjithë vëmendja është fokusuar te transferta e Laçit.
“Sot është ditëlindja e klubit Partizani. I uroj klubit dhe gjithë pjesëtarëve të Partizanit, të gjithëve atyre që janë prezent dhe njerëzve që kanë punuar më parë këtu. Të gjithë atyre që e duan Partizanin dhe gjithë tifozëve të këtij klubi. Ndihem shumë krenar që një ditë ta them që kam qenë pjesë e këtij klubi në të ardhmen.
Pasi luajtëm 3 ditë më parë në kampionat nesër përballemi me Laçin në kupë. Eshtë një ekip i shkëlqyer, një ekip që janë i fortë në fushën e tyre. Na pret një ndeshje e vështirë. Do të luajmë dy ndeshje dhe ato në total mund të jenë 200 minuta. Është shumë e rëndësishme që në këto dy ndeshje për kupë të jemi të përqendruar maksimalisht për ato 200 minuta. Faktikisht ndeshja e parë është gjysma e punës.
Prej 20 vitesh Partizani nuk e fiton kupën?
Është befasi edhe për mua pasi nuk e dija që Partizani ka kaq vite pa e fituar këtë trofe. Përgjegjësia jonë është që në çdo ndeshje të jemi të përqendruar dhe ti marrim gjërat hap pas hapi.
Me mbylljen e merkatos mund të themi që Partizani është gati për të luftuar për të dy trofetë?
Kemi folur shumë për merkaton. Nëse më pyesni mua jam i lumtur që merkato është mbyllur. Ajo që është e drejtë dhe korrekte për ta thënë është që të gjithë djemtë që momentalisht janë pjesë e skuadrës janë ata që do të kenë mbështetjen maksimale dhe janë ata që do ta mbajnë Partizanin në luftë në të dy frontet.
Pas ndeshjes së kupës vjen derbi?
Sipas kalendarit kemi tre ndeshje për 8 ditë. Për të respektuar veten si profesionist që jemi në këtë moment mendoj vetëm për Laçin. Si e tillë ndeshja në kupë dhe kundërshtari ndaj të cilit luajmë meriton respekt maksimal dhe në raport me këtë ne respektojmë edhe veten tonë. Këtë nuk po e them vetëm për para jush (mediave), por këtë e dinë edhe futbollistët që mendojmë vetë hap pas hapi pra kemi Laçin dhe më pas të mendojmë ndeshjen tjetër. Ndaj përqendrimi im maksimal është për përballjen me Laçin në kupë.
Ndryshimet në ekip?
Ajo që mund të them është që gjatë merkatos së janarit kanë ardhur lojtarë të rinj me gjendje të ndryshme fizike. Jemi të gjithë në të njëjtin proces tani. Përgjegjësia jonë është ti përgatisim sa më shpejt dhe e tyre të përshtaten sa më shpejt dhe procesi do ta tregoj. Përgjigjja më korrekte është që koha do ta tregojë ndaj dhe unë them që e vërteta e vetme është fusha.
Synimi Partizanit për ndeshjen e parë të kupës ndaj Laçit?
Normalisht që do të fokusohemi totalisht te kjo ndeshje. Në fushë ndodhin situata komplekse, të paparashikuara prandaj futbolli është interesant.
Komenti juaj rreth organizimit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë të kampionatit Europian U-21?
Mendoj që është një lajm i shkëlqyer, fillimisht për spektin sportiv, por edhe për aspektin ekonomik të dy vendeve.
Kjo duhet të jetë edhe motivim ekstra për të dy vendet. Do isha shumë i lumtur që ky të ishte kampionati më i mirë i organizuar nga eksperiencat në botën e futbollit. Besoj që do jetë një mesazh i shkëlqyer.
Mendoj që të gjithë ne trajnerët dhe ju mediat që jemi pjesë e futbollit duhet ta përkrahim në maksimum këtë iniciativë.
Personalisht do të doja që të gjithë të mendonin kështu. Normalisht nuk e kam fuqinë për ti detyruar të gjithë.
Paramedoj që në të gjjthë botën do të flitet për Shqipërinë dhe Serbinë. Po shoh këtu që po riformatohen stadiumet dhe po përmirësohen strukturat. Edhe Serbia ka ndërtuar 3 stadiume të rinj. Në raport me këtë do ketë shumë fëmijë që do merrem me sport dhe nuk do të jenë pjesë e rrugës. Ata fëmijë që do të merren me sport, sigurisht që do të kenë edhe idhujt e tyre. Po ta marrim në tërësi mendoj se është diçka fantastike.