Klub që nuk u dorëzua kurrë

Futboll

Klub që nuk u dorëzua kurrë

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Sot është një ditë e veçantë për klubin e Partizanit. Të Kuqtë kanë bërë 79 vite nga krijimi, me Partizanin që feston ditëlindjen.

79 vite të paharrueshme për kryeqytetasit me arritje fantastike si në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare.

Një klub që nuk u dorëzua kurrë, ndërsa vazhdon të luftojë për tituj dhe trofe, duke ngritur peshë zemrat e tifozëve.

“79 vite sakrificë, legjendë dhe lavdi !

Më 4 shkurt 1946 lindi një emër që do të shkruante historinë e futbollit shqiptar – Partizani i madh! Një klub i ngritur mbi djersën dhe përkushtimin e gjeneratave që sakrifikuan gjithçka për ngjyrat kuqe. Një histori e mbushur me fitore të mëdha, me legjenda që lanë gjurmë të pashlyeshme dhe me trofe që dëshmojnë madhështinë tonë.

Nga triumfet kombëtare deri te përballjet ndërkombëtare, Partizani ka qenë dhe mbetet sinonim i lavdisë dhe krenarisë. Kjo nuk është thjesht një ditëlindje, por një përkujtim i rrugëtimit të jashtëzakonshëm të një klubi që nuk u dorëzua kurrë, që gjithmonë luftoi dhe fitoi.

Urime 79 vite histori, Partizan!”, ka shkruar klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat