Kampionati Europian i të rinjve 2027 do të zhvillohet në Serbi dhe Shqipëri, sipas një vendimi nga UEFA dhe që pritet që të zyrtarizohet brenda orëve të ardhshme.
“Ceremonia e hapjes dhe ndeshja e parë do të luhen në “Karagjorgje” të Novi Sadit.
Deri atëherë, stadiumi i Vojvodinës do të jetë rikonstruktuar dhe do t'i jepet një pamje krejtësisht e re për këtë kompeticion të madh.
Ndeshjet e mbetura do të luhen në stadiumet e reja në Leskovc, Zajeçar dhe Lloznicë.
Do të jetë një promovim i vërtetë i këtyre ambienteve sportive dhe një imazh i bukur që do të dalë në botë. Nga ana tjetër, nikoqirë do të jenë stadiumet e Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.
Nuk ka dyshim se do të jetë një ngjarje e madhe për të gjithë rajonin”, shkruan media serbe “kurir”.
Oeganizimi i kësaj ngjarje mes Federatës Shqipttare të Futbollit dhe të Serbisë, Kosova as që e donte dhe ka pas shumë kundërshtime.