Mendes troket te Juventusi për Yildizin

Futboll

Mendes troket te Juventusi për Yildizin

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:30
Kenan Yildiz

Te Juventusi që mundi Empolin me përmbysje, Kenan Yildiz nuk ishte i pranishëm në listën e shënuesve.

Sidoqoftë, ai ishte shpirti i ekipit bardhezi, edhe kur rezultati nuk ishte në favor të tyre. Aktualisht, Yildiz duket i pandashëm në sistemin e Thiago Motta për energjinë, dëshirën dhe cilësitë e tij teknike.

Megjithatë, Juventusi duhet të jetë i kujdesshëm për ta mbajtur dhe zhvilluar mirë yllin e vet, pasi jo vetëm disa skuadra të mëdha të Premier League, por edhe Jorge Mendes, i kanë vënë sytë tek ai.

Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i fuqishëm ka pasur një darkë me Cristiano Giuntoli dhe familjen e lojtarit, të cilët menaxhojnë përfaqësimin e tij. Mendes mund të ketë paraqitur të gjitha avantazhet e kalimit të menaxhimit të lojtarit tek ai, ose mund të ketë bërë një ofertë, pasi vepron si ndërmjetës në operacione merkatoje.

Ndërkohë, Juventusi ka vendosur një vlerë orientuese për lojtarin, pas rinovimit të tij të fundit deri në vitin 2029. Klubi e vlerëson atë “të paktën 100 milionë euro”, sipas zërave nga “Continassa” në fillim të janarit. Këto detaje kohore nuk janë rastësi, pasi, siç është parë me Cambiaso, në tregun modern nuk ka lojtarë të pazëvendësueshëm dhe me ofertën e duhur mund të merret parasysh largimi i çdokujt.

Përsa i përket Manchester City, që ishte i interesuar për lojtarin, para se ai të qëndronte te Juventus, ka pasur gjithashtu interes edhe për Manuel Locatelli. Guardiola e kishte konsideruar atë si një zëvendësues për Rodrin e dëmtuar. Në fund, City nënshkroi me Nico Gonzalez nga Porto për 60 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat