Sillet keq me trajnerin, çfarë po ngjan me lojtarin shqiptar te skuadra turke?

Futboll

Sillet keq me trajnerin, çfarë po ngjan me lojtarin shqiptar te skuadra turke?

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Erdogan e Manaj

Te Sivasspor nuk e kanë toleruar aspak sjelljen e Rey Manajt në ndeshjen me Eyupspor, takim që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit.

Në minutën e 87-të të takimit, trajneri i Sivasspor, Omar Erdogan vendosi që të zëvendësonte shqiptarin.

Por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të trajnerin turk.

Sulmuesi shqiptar ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të skuadrës turke, me Erdogan që i bënte më shenjë që duhet të pushonte së foluri. Për këtë sjellë klubi e ka “ndëshkuar”.

Në sfidën që skuadra e Sivasspor luajti ditën e sotme ndaj Kocaelispor, Manaj nuk ishte fare i grumbulluar me skuadrën. Madje në lajmet e fundit të skuadrës turke të hedhura në faqet e tyre zyrtare, duket qartazi mungesa e lushnjarit.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cila është masa që ka marrë sulmuesi dhe çfarë do të ndodhë mes palëve në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat