Elseid Hysaj ditën e djeshme u dëmtua në sfidën që Lazio zhvilloi kundër Cagliarit.
Në minutën e 61’ të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua për shkak të një dëmtimi të çuditshëm.
Në momentin që kontrolloi një top të gjatë, mesa duket Hysaj ka pasur një tërheqje. Në lidhje me dëmtimin e tij ka folur zëvendës trajneri i skuadrës Italiane. Fabricio Del Roso thekson se nga mënyra se si lojtari doli nga fusha mund të ketë një dëmtim të rëndë, por gjithsesi presin vizitat mjekësorë për të mësuar shkallënë e dëmtimit.
“Shpresojmë që të mos ketë vuajtur një dëmtim të rëndë, por nga mënyra se sik doli nga fusha nuk jemi aspak optimistë.
Në ditët e ardhshme do të bëjë disa ekzaminime të tjera dhe më pas do të do rë mësojmë se sa ditë do të qëndrojë larg fushave”, ka theskuar pjesëtari i stafit të skuadrës italiane.