​Ancelotti jep lajme jo të mira për tifozët e Realit

Futboll

​Ancelotti jep lajme jo të mira për tifozët e Realit

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:21
​Ancelotti

Real Madridi do të jetë pa sulmuesin Kylian Mbappe dhe mesfushorin Jude Bellingham për çerekfinalen e Kupës së Mbretit të mërkurën në Leganes, tha trajneri Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes.

Dyshja bashkohet me mesfushorin Eduardo Camavinga, mbrojtësit David Alaba dhe Antonio Rudiger, si dhe me munguesit e tjerë afatgjatë në mbrojtje Eder Militao dhe Dani Carvajal .

Kapiteni i Francës Mbappe ka shënuar 21 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu” nga kampioni francez Paris St Germain në një transferim të lirë në qershor, ndërsa 21-vjeçari anglez Bellingham ka shënuar 10 herë në 30 ndeshje.

"Bellingham kishte një mavijosje nga një goditje dhe nuk do të jetë në dispozicion. Vinicius Jr i është dhënë një ditë shtesë për t'u rikuperuar, por do të jetë në dispozicion për nesër," u tha Ancelotti gazetarëve të martën, përcjellë KosovaPress.

"Mbappe u stërvit sot. Ai ka një mavijosje në këmbën e tij. Ai u stërvit normalisht sot, por nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme."

Madridi , i cili kryeson renditjen e La Liga-s me 49 pikë nga 22 ndeshje, një pikë përpara Atletico Madridit të vendit të dytë, kajë seri të vështirë ndeshjesh në ditët në vijim ndërsa Ancelotti përpiqet të lundrojë përmes krizës së lëndimeve në mbrojtje.

Vizita e tyre në Leganes do të pasohet nga një derbi i ligës kundër Atletico-s në shtëpi të shtunën dhe një udhëtim në Manchester City në fazën eliminatore të Champions League më 11 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat