Në Wembley me 90.000 spektatorë për Angli - Shqipëri

Futboll

Në Wembley me 90.000 spektatorë për Angli - Shqipëri

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:42
Stadiumi

Koha e Shqipërisë po afron gjithmonë e më shumë.

Ky vit nuk ka nisur ashtu siç duhet për lojtarët tanë që po pësojnë dëmtime të shpeshta. I fundit ishte Elseid Hysaj që pas asistit të dhënë kundër Cagliari-t, pësoi një dëmtim serioz.

Për fat të mirë Armando Broja duket se do të jetë gati për këto ndeshje të marsit.

Kur kanë ngelur edhe më shumë se 1 muaj nga ndeshja Angli-Shqipëri që do të luhet në Wembley me kapacitet 90.000 vënde,

Federata Angleze e Futbollit njoftoi para pak minutash se ka Sold Out, janë shitur të gjitha biletat.

Të shumtë do të jenë shqiptarët që kanë marrë bileta edhe në krahun e Anglisë, një çmenduri e vërtet do të na pres me atmosferën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat