Përfitimi i shqiptarëve

Futboll

Përfitimi i shqiptarëve

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:45
Stadiumi Air Albania

UEFA ka marrë një vendim i cili është padyshim historik për Shqipërinë. Shqipëria dhe Serbia do të presin Europianin e vitit 2027 për moshën U-21.

Është një vendim historik pasi në stadiumet shqiptare do të luhen ndeshjet e fazës finale të kompeticionit më të rëndësishëm për Kombëtaret pas atyre A.

Pra bëhet fjalë për Kombëtaret U-21, ku 16 skuadrat më elitare do të përballen me njëra-tjetrën.

Është një vendim historik pasi edhe Shqipëria U-21 do të marrë pjesë për herë të parë në fazën finale të këtij Europiani.

Pra kuqezinjtë e U-21 nuk do të futen në fazën kualifikuese si gjithmonë, por do të kualifikohen menjëherë më tej si vend organizator.

Kjo do të bëjë që shumë yje të cilët luajnë me moshat e Gjermanisë, Anglisë apo Zvicrës, të ndryshojnë zgjedhjen e tyre dhe t’i bashkohen Shqipërisë pasi do të kenë mundësinë për të luajtur në Europianin e U-21 atje ku ndodhen skautë nga shumë klube të njohura. Shqipëria U-21 nuk është kualifikuar më parë dhe për këtë arsye, talentet shqiptarë luanin me fanellat e Kombëtareve të tjera, por tani kanë mundësinë të shkojnë në Europian edhe me Shqipërinë.

Por nuk mbyllet me kaq, një luftë e madhe ishte ajo mes Shqipërisë dhe Serbisë për të pritur finalen e Europianit. Pra përveç pritjes së këtij kompeticioni, finalja është ajo që ka vëmendjen më të madhe.

Në fillim u tha se do të ishte Shqipëria që do të hapte Europianin dhe Serbia do ta mbyllte, por në fakt ndodhi e kundërta.

Ndeshja e parë e këtij Europiani do të hapet në Serbi, ndërsa ndeshja e fundit e Europianit U-21, pra finalja e madhe, do të luhet në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat