Cila është arsyeja pse Guardiola u zhgënjye nga Walker?

Futboll

Cila është arsyeja pse Guardiola u zhgënjye nga Walker?

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 18:10
Guardiola

Kyle Walker bëri një gjë që e befasoi shumë Pep Guardiolën në janar.

Sipas The Athletic, trajneri i Manchester City është shokuar nga vendimi i anglezit për t’u transferuar te Milani.

Klubi italian jo vetëm e ka huazuar 34-vjeçarin, por ka opsionin ta blejë në fund të sezonit.

Walker debutoi si kuqezi në barazimin 1-1 kundër Interit në derbin Madoninës dhe shkëlqeu.

The Athletic shkruan se Guardiola u zhgënjye vetëm nga një detaj prej mbrojtësit anglezit, para se ai të zyrtarizonte kalimin te Milani.

Në vend që të fliste me Guardiolën, Walker ia ka komunikuar vendimin drejtorit sportiv të Cityt, Txiki Begiristain.

Trajneri katalanas mendon se ka patur marrëdhënie kaq të mira, saqë priste që komunikimi t’i vinte drejtpërdrejt atij dhe jo nëpërmjet drejtorit sportiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat