U hakmor me Milanin

Futboll

U hakmor me Milanin

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 18:54
De Vraj

Momentet pas ndeshjeve për De Vrajin janë gjithmonë ndryshe.

Të dielën në mbrëmje sigurisht që është kthyer në shtëpi me qejf dhe duke shijuar momentin. Kur nuk i ndal dot sulmuesit ulet në piano dhe nis të lëvizë gishtat.

Një moment relaksi pas mbrëmjeve me adrenalinë.

Por në ndeshjen e tij të fundit ka ndodhur gjithçka: Tri shtylla, 3 gola të anuluar dhe një ndërhyrje e dyshimtë ndaj Turamit.

Për më tepër goli në minutat e fundit kur u asistua nga Turam. “Nëse nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh”. Kjo është fraza e tij pas ndeshjes. “Meritonim më shumë. Është e kot që ta fshehësh”, shtoi.

LIDER- Në dy muajt e fundit, jeta e De Vrajit ka ndryshuar si me buton. Kaloi nga hija e një rinovimi në ajër, në të pasurit në dorë një kartë ku fshihet e ardhmja e tij. Holandezi do të vazhdojë që të veshë fanellën zikaltër edhe vitin e ardhshëm.

Zikaltrit do të aktivizojnë të drejtën për t’ia rinovuar kontratën edhe për një sezon. Që nga momenti kur Açerbi është dëmtuar ai ka marrë mbi shpatulla mbrojtjen dhe e ka çuar në vende të sigurta. Numrat thonë: 2 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Kundër Milanit sërish ishte nga më të mirët në fushë. Ka bllokuar dy goditje, ka fituar 4 duele, 6 duele ajrore dhe 94 pasime të sakta nga 98 tentativa.

Ka gabuar vetëm 4 dhe saktësia e tij është 96%. Një provë e vërtetë prej lideri në një skuadër që është duke e ndihmuar shumë.

Mjafton të shohësh edhe mënyrën se si feston pas golit. Të gjithë shkuan ta përqafonin. Bisek madje e quan Iniesta. “Më thotë kështu, sepse ndonjëherë i bëj ndonjë finte të papritur”, thotë De Vraj. Lëvizje që duken edhe në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat