Kovaç thotë se Borussia Dortmund ka cilësinë për ta kthyer sezonin

Futboll

Kovaç thotë se Borussia Dortmund ka cilësinë për ta kthyer sezonin

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:02
Niko Kovaç

Trajneri i ri i Borussia Dortmund, Niko Kovaç, është i bindur se ekipi ka cilësinë për ta ndryshuar sezonin, pas një serie të mirë ndeshjesh nën drejtimin e përkohshëm të Mike Tullberg.

Pas tri ndeshjeve nën drejtimin e Tullberg, me dy fitore dhe një barazim, Kovac ka shprehur optimizëm në lidhje me mundësinë e përmirësimit të performancës së ekipit. Kovaç, i cili e ka marrë drejtimin e Dortmund të dielën, pas shkarkimit të Nuri Sahinit më 22 janar, ka thënë se ka parë përparim të dukshëm në ekipin e tij.

"Ajo që ka qenë pozitive janë tri ndeshjet e fundit. Mund të shihej se ekipi ka cilësinë e nevojshme. Për mua, ekipi është vërtet i mirë", është shprehur kroati gjatë një konference për media.

Ai ka theksuar se vetëbesimi është çelësi i suksesit dhe ka shprehur mirënjohje për punën e bërë nga Tullberg. "Mike e bëri vërtet mirë dhe të gjithë i falënderojmë për këtë", ka thënë Kovac. 

Aktualisht, Borussia Dortmund është në vendin e njëmbëdhjetë në Bundesliga dhe rrezikon të humbasë një vend për pjesëmarrje në edicionin e ardhshëm të Champions League. Megjithatë, Kovac ka parë mundësi për t'u rikthyer në garë.

"Jemi në vendin e njëmbëdhjetë dhe kemi një ndeshje të madhe në shtëpi kundër Stuttgart. Duam ta fitojmë atë për të bërë hapin tjetër përpara. Për ta rikthyer Dortmundin aty ku i takon, që është në majë", ka thënë Kovaç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat