Visar Musliu firmos për 2.5 vite me St. Truiden 

Futboll

Visar Musliu firmos për 2.5 vite me St. Truiden 

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:20
Pamje nga prezantimi

Visar Musliu është zyrtarisht lojtar i St. Truiden, duke u transferuar në elitën e futbollit belg me një kontratë 2.5-vjeçare.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë që i mundëson largimin si lojtar i lirë nëse klubi bie nga Jupiler Pro League.

Pas eksperiencës në Gjermani me Paderborn, mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut do të ketë mundësinë të sfidohet në një tjetër kampionat të fortë evropian, një hap që lojtari dhe agjentët e tij e shohin si përparim të rëndësishëm në karrierë.

Ashtu si transferimet e tij të mëparshme nga MOL Fehérvár në Hungari te Ingolstadt në Gjermanidhe më pas te Paderborn, edhe këtë lëvizje e ka realizuar agjenti shqiptar Sedat Duraki, në bashkëpunim me Fisnik Nuhiun. Dyshja vazhdon të ndërtojë rrugë të rëndësishme për futbollistët shqiptarë në arenën evropiane.

Një tjetër sfidë për Musliun, i cili synon të lërë gjurmë edhe në futbollin belg!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat