TKZ reagon ashpër për bashkëorganizimin Shqipëri - Serbi të Evropianit

Futboll

TKZ reagon ashpër për bashkëorganizimin Shqipëri - Serbi të Evropianit

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 22:12
Tifozët

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, "Tifozat Kuq e Zi" ka reaguar ashpër pas vendimit të UEFA-s për të zyrtarizuar organizimin e Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

Ashtu siç pritej Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku këtë garë, e cila mbahet çdo dy vite.

Në një postim në rrjetet sociale, ky tifo-grup ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj këtij vendim. “Do t’iu mallkojë historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”, ka shkruar ky tifogrup.

Ky reagim ka ardhur pas njoftimit të UEFA-s që konfirmoi organizimin e përbashkët të këtij kompeticioni nga dy vendet, Shqipëria dhe Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat