Selmani nuk i ndalë golat në Rumani

Futboll

Selmani nuk i ndalë golat në Rumani

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 23:24
Astrit Selmani

Astrit Selmani ka qenë vendimtar në fitoren e Dinamo Bukureshtit të martën mbrëma.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e vetëm në ndeshjen të cilën e fitoi Dinamo Bukureshti ndaj Otelulit.

Ai shënoi golin e fitores në minutën e 98-të nga penalltia, në ndeshjen që i takoi javës së 25-të të Superligës së Rumanisë.

Për 27-vjeçarin është goli i 11-të, ndërsa ka edhe pesë asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat