Ronaldo: Kur i thash se po shkoja tek Juve, Perez u mundua të ma ndërronte mendjen

Futboll

Ronaldo: Kur i thash se po shkoja tek Juve, Perez u mundua të ma ndërronte mendjen

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:06
Ronaldo e Perez

Në vazhdën e intervistës me “El Chiringuito”, Cristiano Ronaldo ka folur edhe për transferimin e tij në Juventus pas eksperiencës që e pati në Real Madrid.

Legjenda portugeze e zbulon reagimin e presidentit Florentino Perez pasi ia kishte kumtuar atij vendimin për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, përcjell “Gazeta Express”.

“Real Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, është skuadra ku kam qenë më së shumti i lumtur. Atje i kam realizuar gjërat më të rëndësishme dhe më të bukura dhe për këtë njerëzit nuk i harrojnë gjërat. Kur lë gjurmë, njerëzit nuk e harrojnë këtë. Kam vendosur të largohem nga Real Madridi sepse dëshiroja ta nisja një fazë të re në karrierën time”, deklaroi fillimisht Ronaldo, i cili sot i mbush 40 vjet.

“Ia komunikova këtë vendim presidentit, i cili fillimisht e pranoi, por në vazhdim u mundua të ma ndryshonte mendjen. Në atë pikë për mua nuk ishte më e lehtë që ta bëja, sepse ia kisha dhënë fjalën Juventusit dhe nuk mund të kthehesha mbrapsht. Gjatë bisedimeve për largimin tim nga Real Madridi, klubi nuk ka qenë dhe aq i sjellshëm dhe korrekt me mua.

Pavarësisht kësaj, kam respekt të madh për presidentin Florentino dhe herë pas here shkëmbejmë ende mesazhe”, përfundoi Ronaldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat