“Shqipëri & Serbi 2027” nis nesër në orën 9 të mëngjesit në Nion të Zvicrës ku do të mbahet edhe shorti, i cili do të përcaktojë rrugëtimin e 51 kombëtareve drejt fazës finale të këtij kompeticioni që tashmë njeh dy finalistet e para, të cilat janë dy vendet organizatore.
Sipas UEFA-s në short do të jenë gjashtë vazo ku do të caktohen gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra.
Në fazën finale të “Shqipëri & Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë skuadrat e mbetura do të luajnë me njëra-tjetrën për të nxjerrë edhe 4 finalistet e fundit të eventit që do të mbahet në 2027.
Vazo 1: Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Gjermani, Francë, Ukrainë, Itali, Danimarkë
Vazo 2: Rumani, Svicër, Kroaci, Rep.Çeke, Poloni, Norvegji, Belgjikë, Gjeorgji, Rep.Irlandë
Vazo 3: Slloveni, Finlandë, Suedi, Austri, Sllovaki, Greqi, Islandë, Hungari, Bullgari
Vazo 4: Skoci, Uells, Izrael, Maqedori e Veriut, Turqi, Kosovo, Irlanda e Veriut, Ishujt Faroe, Moldavia
Vazo 5: Bjellorusia, Mali i Zi, Bosnie dhe Herzegovina, Qipro, Letonia, Lituania, Kazakistan, Azerbajxhani, Luksenburg
Vazo 6: Estonia, Malta, Armenia, Andorra, Gjibraltari, San Marino
Komiteti Ekzekutiv dhe Paneli i Emergjancave në UEFA kanë vendosur se Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të shortohen në të njëjtin grup. E njëjta gjë vlen edhe për Bjellorusinë dhe Ukarainën, Gjibraltarin dhe Spanjën si dhe Kosovën dhe Bosnje dhe Hercegovina.
Eliminatoret e “Euro 2027”
▪ 17–25 Mars 2025
▪ 2–10 Qershor 2025
▪ 1–9 Shtator 2025
▪ 6–14 Tetor 2025
▪ 10–18 Nëntor 2025
▪ 23–31 Mars 2026
▪ 21 Shtator–6 Tetor 2026
Play-off
▪ 9–17 Nëntor 2026