Rrëfehet agjenti i Daviesit

Futboll

Rrëfehet agjenti i Daviesit

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:12
Alphonso Davies

Me kontratë në skadencë qershorin e ardhshëm, Alphonso Davies (24 vjeç, 25 paraqitje dhe 1 gol në të gjitha garat këtë sezon), më në fund ka rinovuar deri në qershor të vitit 2030 me Bayern Munich.

Një zgjedhje që agjenti i mbrojtësit të majtë kanadez, Nedal Huoseh, e ka shpjeguar kështu, duke zbuluar gjithashtu edhe arsyen pse nuk u transferua te Real Madridi, në mënyrë surprizuese.

“Real Madridi ishte padyshim një opsion serioz, kemi pasur bisedime me ta, ashtu si edhe me klube të tjera. Sidoqoftë, në fund, duhej të merrej një vendim. Klienti im vendosi të qëndronte te Bayern Munich.

Është gjithmonë nder për çdo lojtar të marrë ofertë nga një klub i tillë, si Real Madridi. Megjithatë, në fund të fundit, duhej të merrej një vendim. Të qëndrosh për një kohë të gjatë në një klub të madh nuk është diçka negative.

Ndonjëherë, klubet që ndryshojnë shpesh përbërjen e skuadrës mund ta dëmtojnë karrierën e një lojtari. Për shumë yje që kanë ndërruar skuadër disa herë, gjërat nuk kanë shkuar siç pritej. Prandaj, ndonjëherë stabiliteti mund të jetë zgjedhja më e mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat