Liverpool do të luajë të enjtën ndaj Tottenham në gjysmëfinalen e kthimit të Carabao Cup.
Skuadra e Spurs ka fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe për “reds” do të jetë misioni i përmbysjes së shifrave në fushën e tyre, për të synuar finalen e madhe në “Wembley”.
Për këtë ndeshje, trajneri i Liverpool, Arne Slot, nuk do të ketë në dispozicion Trent Alexander-Arnold.
Trajneri konfirmoi se lojtari do të mungojë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Bournemouth, ditën e shtunë. Arne Slot konfirmoi se Alexander-Arnold nuk do të mungojë për shumë kohë dhe se e pret të rikthehet në fushë së shpejti.
“Trent do të mungojë të enjten. Ne duhet të shohim nëse ai është në gjendje të luajë të dielën apo jo. Ai u largua nga fusha me pak dhimbje në këmbë.
]Ai tashmë është kthyer në fushë me trajnerin e rehabilitimit, le të shohim se sa kohë do të zgjasë”, u shpreh Arne Slot.