Christian Mba prej ditësh ka mbullur aventurën e tij te Partizani, teksa do të vazhdojë karrierën në Ukrainë.
Nigeriani do të jetë pjesë e Metalist 1925 për pjesën e mbetur të sezonit.
Te Partizani ishte një nga lojtarët kyç dhe si i tillë ia doli të fitonte 2 trofe. Titullin dhe Superkupën e Shqipërisë.
Mba nuk ka harruar klubin e kuq dhe për largimin e tij i ka kushtuar disa rreshta falenderimi.
“Faleminderit shumë këtij klubi të madh @fkpartizani faleminderit tifozëve @baza46official për dashurinë dhe mbështetjen. Presidentit, shokëve të mi të mrekullueshëm të skuadrës, stafit të kaluar dhe të sotëm të klubit, faleminderit shumë. Do të jem gjithmonë një ndjekës i madh i këtij klubi historik.
Faleminderit edhe një herë për mundësinë për të qenë pjesë e familjes Red @ultrasguerrils0809 Qyteti do të mbetet gjithmonë KUQ “, ka shkruar futbollistë, i cili ndër rreshta duket sikur “thumbon” bardhebkutë pak ditë para derbit të madh të kryeqytetit.
Kujtojmë se Partizani do të presë Tiranën ditën e dielë në një takim shumë të luftuar, ku i cili “paralizon” kryeqytetetin dhe është i vlefshëm për javën e 24-të të Superiores.