Çerekfinalet e Kupës premtojnë spektakël

Futboll

Çerekfinalet e Kupës premtojnë spektakël

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ditën e sotme marrin vëmendjen.

Duele mjaft interesante dhe që premtojnë spektakël janë në program për t’u zhvilluar.

Në orën 13:30 do të luhen dy ndeshje. Bylisi pret në shtëpi Egnatian, teksa do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj ndeshje. Paralelisht do të luhet edhe në Laç, ku kurbinasit do të presin ekipin e Partizanit.

E luftuar do të jetë edhe përballja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, duel që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00. Çerekfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje – ardhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat