Kyle Walker flet pas derbit: Goli i Interit në fund ishte diçka negative

Futboll

Kyle Walker flet pas derbit: Goli i Interit në fund ishte diçka negative

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:45
Kyle Walker

Kyle Walker ka folur për herë të parë pas debutimit të tij me fanellën e Milan. Mbrojtësi anglez zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive në aspektin personal në derbin përballë Interit, që përfundoi 1-1, pasi zikaltërit barazuan shifrat në fundin e sfidës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë thotë se ishte një nder të debutonte me Milanin, por që ky debutim nuk shkoi siç dëshironte, për shkak të rezultatit. Megjithatë, Walker shprehet pozitiv për të ardhmen e ekipit ku u transferua këtë merkato.

“Ishte një nder të debutoja me Milanin, por ishte zhgënjyese që nuk dolëm nga fusha me tre pikë.

Megjithatë, jam i sigurt se do të bëjmë shumë, faleminderit për mbështetjen fantastike të gjithë skuadrës dhe sidomos tifozerisë. Uroj që të kem mundësi t’u dhurojmë gëzime në të ardhmen.

Mund të them se ndjenja e ndeshjes ishte e mirë, rezultati disi më pak sepse mund të kishte qenë shumë më i mirë. Pësimi i një goli aq afër fundit të ndeshjes ishte vërtetë diçka negative.

Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen mbi paraqitjen bërë në derbi dhe të marrim vrullin për t’u përmirësuar dhe për t’u ngjitur në renditje”, është shprehur Walker.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat