Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Armenisë

Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Armenisë

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:50
Shqipëria

Shqipëria e Futsallit ka lënë pas humbjen me Armeninë dhe ka nisur përgatitjet që prej të hënës për takimin e dytë të kthimit po ndaj skuadrës armene, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026.

Kuqezinjtë e Futsallit po stërviten në Parkun Olimpik “Feti Borova” nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli.

Grupi i plotë kreu pasditen e sotme stërvitjen e fundit në prag të sfidës së nesërme ndaj Armenisë, që do të luhet në Parkun Olimpik “Feti Borova” në ora 19:00.

I gjithë grupi gëzon shëndet të plotë dhe është gati për ndeshjen e nesërme, ku objektivi janë tre pikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat