Drejtori i Napoli shpjegon përse nuk erdhi Garnaço në Itali

Futboll

Drejtori i Napoli shpjegon përse nuk erdhi Garnaço në Itali

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 12:47
Garnaço

Napoli ka dështuar të gjente një zëvëndësim për Khvicha Kvaratskhelian. Gjeorgjiani, ishte larguar drejt PSZH-së duke lënë një boshllëk në pozicionin e tij.

Liderët e Series A-së, kishin hedhur sytë nga Anglia, ku u interesuan për argjentinasin, Alejandro Garnaço.

Mirëpo transferimi i tij dështoi dhe Garnaço mbeti tek Man. Juanjtedi, ku për këtë foli edhe drejtori sportiv i Napolit, Xhiovani Mana.

Ne i bëmë një ofertë të rëndësishme Man. Junajtedit për Garnaçon.

Ne e donim vërtet atë. Ne nuk ishim në gjendje të biem dakord për kushtet personale me Alejandro, ai kërkoi një pagë të rëndësishme për t’u larguar në janar dhe ne duhet të respektojmë lojtarët tanë”, u shpreh Mana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat