Kuvendi i FFK-së e miraton Raportin e Punës, Raportin Financiar dhe buxhetin për 2025

Futboll

Kuvendi i FFK-së e miraton Raportin e Punës, Raportin Financiar dhe buxhetin për 2025

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 12:52
Pamje nga kuvendi

Kuvendit të Rregullt i Punës në Federatën e Futbollit të Kosovës edhe këtë radhë i ka shkuar gjithçka në vijë.

Pa kundërshtime, pa vota kundër e as pa abstenime, u miratua gjithçka që doli në votim sot.

Në mënyrë unanime sot delegatët e votuan Raportin e Punës dhe Raportin Financiar për vitin 2024.

Gjithashtu, delegatët e votuan për miratim edhe buxhetin për vitin 2025.

E pasi kreu punë me votime, i erdhi koha të flasë edhe kryetarit të Federatës, Agim Ademi, i cili i falënderoi klubet për aprovimin e pikave që dolën në votim, duke u zotuar se do ta vazhdojë punën dhe mbështetjen për klube edhe në këtë vit.

“Juve ju falënderoj shumë. Federatën e Futbollit, Agim Ademin me Komitetin Ekzekutiv dhe me këtë administratë, e keni në shërbim 24/7. Ju jeni baza e kësaj shtëpie, ju duhet të ndiheni këtu kur vini zot të shtëpisë”, u shpreh Ademi, teksa paraprakisht i përmendi të arriturat e shtëpisë së futbollit kosovar nën drejtimin e tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat