Sulmuesi argjentinas befason

Futboll

Sulmuesi argjentinas befason

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 13:11
Murinjo e Ikardi

Trajneri i Fenerbahçes, Zhoze Murinjo dhe sulmuesi i Gallatasarait, Mauro Ikardi janë përplasur me njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke akuzuar skuadrën e njëri-tjetrit se luan “hendboll”.

“Special One” me një postim të postuar në profilin e tij në Instagram, ka uruar kombëtaren portugeze të hendbollit për arritjen në gjysmëfinale të Botërorit, megjithatë, duke bashkangjitur edhe një foto që nuk ka lidhje me hendbollin.

Ai vuri në pah një prekje me dorë në zonën e penalltisë së Devinson Sançez të Gallatasarait që nuk u dha nga arbitri. Fitorja e këtyre të fundit bën që diferenca e pikëve mes skuadrave të jetë 8 pikë.

Por portugezit i është përgjigjur Ikardi i cili postoi një foto në Instagramin e tij të një ndeshjeje të Fenerbahçes me një pozicion të ngjashëm me topin dhe me fjalët “Kupa e Botës në Hendboll”, shoqëruar me emoji për të qeshur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat