Tirana përgatitje intensive për derbin

Futboll

Tirana përgatitje intensive për derbin

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 13:23
Tirana

Fati është në krahun e Tiranës.

Kjo pasi bardheblutë kanë më shumë kohë në dispozicion për të përgatirur derbin e kryeqytetit në krahasim me rivalët e tyre, Partizani. Këto të fundit do të luajnë sot në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Por për t’u rikthyer te Tirana, përgatitjet vazhdojnë intensivisht dhe Bledi Shkëmbi po përgatit çdo gjë në detaje. Kryeqytetasit do të tentojnë fitoren e parë pas disa ndeshjesh në derbi, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kjo pasi Shkëmbi do të ketë mungesë të rëndësishme për derbin.

Janë 4 futbollistë që nuk do të mund të kontribuojnë ndaj Partizanit. Bëhet fjalë për Ismajlin, Haxhiun, Gjumshi dhe Marku, të cilët kanë probleme fizike dhe vazhdojnë rikuperimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat