Ronaldo: Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Futboll

Ronaldo: Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 13:36
Cristiano Ronaldo

As-i portugez Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e tij të 40-të.

Ronaldo, i cili aktualisht është pjesë e klubit arab Al Nassr, në një intervistë për “El Chiringuito”, ka folur për ish-klubet e tij, Real Madridin dhe Juventusin.

“Madridi do të mbetet gjithmonë në zemrën time.

Është skuadra ku kam qenë më i lumtur. Unë kam arritur gjëra shumë të rëndësishme dhe të bukura atje”, ka thënë Ronaldo.

“Kur ia komunikova vendimin presidentit Perez për transferimin te Juventusi, ai fillimisht nuk pranoi, por unë i kisha dhënë fjalën Juventusit dhe nuk mund të mos e mbaja premtimin tim.

Klubi nuk u tregua shumë i sjellshëm me mua, pavarësisht nga ajo, ne kemi shumë respekt për kohën që kemi kaluar bashkë”, ka pohuar sulmuesi portugez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat