Ndryshon situata për Elseid Hysajn.
Nga i padëshiruar, mbrojtësi shqiptar bëhet sërish pjesë e projektit.
Trajneri Baroni është bindur me profesionalizmin e treguar nga shkodrani dhe, nisur edhe nga mungesat që ka në skuadër, e ka përfshirë Hysajn sërish me grupin.
Lacio ka publikuar listën e lojtarët që ka regjistruar për pjesën e mbetur të sezonit në Serinë A. Në këtë listë përfshihet edhe emri i mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare.
Deri në fund të sezonit mund të kryhen deri në 2 ndryshime në listë, ndërsa lojtarë nën 22 vjeç mund të bëhen pjesë e saj në çdo çast.