Gazetari shumë vjeçar i sportit në Maqedoninë e Veriut, Mustafa Ademi ishte mysafir në emisionin “Java Sportive” që transmetohet në televizionin Shenja.
Në mesin e shumë temave të folura në këtë emision, Ademi u ndal edhe te ndryshimet në kryesinë e FC Shkupit dhe veçoj rikthimin e Nderim Nexhipit, ku sipas tij shumica e shkupjanëve besojnë se do ketë sukses me ardhjen e tij ne klubin e Çairit.
“Nderimi nuk është vetëm një ish futbollist. Nderimi është një emër shumë i madh me atë që e bërë pas mbylljes së karrierës. Me pozitën e tij, që bërë te Kukësi fillimisht dhe pastaj edhe te Ballkani.
Nderimi e futi emrin e tij në siklet me ardhjen te Shkupi, ku për momentin nuk dihej se çka po ndodh.
Por më vjen mirë se shumica e shkupjanëve kanë besim të plotë, ashtu sy mbyllur se mund të ketë përparim te Shkupi.
Ndodhi ndryshimi, duke u larguar pronari i vjetër dhe duke ardhur pronari i ri. Tash mbetet të shihet se sa do të mund vet Nderim Nexhipi, por edhe bashkarisht me investitorët që ta rikthejnë Shkupin, aty ku ishte para dy tre viteve.
E shoh si hap pozitiv për Shkupin dhe futbollin në përgjithësi, pasi e përsërisë se Nderim Nexhipi është një emër i njohur, ku sukseset që i arriti me Ballkanin, pse mos ti arrijë edhe me FC Shkupin”, është shprehur Mustafa Ademi.