Sot është mbajtur Kuvendi i Punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.
Agim Ademi, prfesident i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas kuvendit, doli me një mesazh për komunitetin e futbollit.
“Sot mbajtëm me sukses Kuvendin e Rregullt të Punës së Federatës së Futbollit.
Falënderoj nga zemra të gjithë kuvendarët për qytetarinë e treguar dhe vizionin e përbashkët drejt zhvillimit të futbollit tonë.
Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesin e FIFA-s, Marco Ferri, dhe atë të UEFA-s, Denis Bastari, të cilët, në cilësinë e monitoruesve, e vlerësuan lart Kuvendin tonë, duke e quajtur modern dhe duke lavdëruar unanimitetin e të gjithë anëtarëve.
Faleminderit edhe Musa Selimit nga KOK si dhe Ilir Shulkut e Lutfi Nuriut nga FSHF, të cilët ishin sot pjesë e Kuvendit tonë.
Gjithashtu, mirënjohje për klubet, investitorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në avancimin e futbollit në vendin tonë. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin tonë!
Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”, - ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.