Ish-qendërmbrojtësi i Southampton dhe Crystal Palace, Jose Fonte, ka kritikuar Chelsea-n për dështimin për të marrë Victor Osimhen këtë sezon.
Osimhen, 26 vjeç, kërkohej nga Blutë verën e kaluar. Por, nigeriani zgjodhi të transferohej në huazim te Galatasaray shtatorin e kaluar, duke refuzuar interesin nga diku tjetër.
Gjatë një bisede të fundit me BoyleSports, Fonte pohoi se Chelsea duhet të kishte nënshkruar me Osimhen për një marrëveshje të përhershme. Mbrojtësi aktual i Casa Pia tha:
“Chelsea po vuan për një sulmues si Victor Osimhen. Shikoni Chelsean dhe të gjithë të mëdhenjtë që kanë pasur në sulm. Si sulmues, ai mund të jetë një tjetër Didier Drogba për ta, ai është një fitues.
“Ata kanë një stil të ndryshëm loje dhe Drogba është një legjendë, por ai ka ritëm, fuqi dhe cilësi teknike. Ai i fiton duelet e tij dhe është një problem i madh për mbrojtësit”.
Fonte, i cili luajti me Osimhen 32 herë te Lille, shtoi:
“Kur pashë Victor Osimhen të shkonte te Galatasaray, mendova se ishte marrëzi që asnjë klub i Premier League nuk e kishte nënshkruar me të.
“Pres me padurim ta shoh Osimhen në Premier League, unë mendoj se ai do të ngacmojë mbrojtësit, ai është agresiv, i shpejtë, i zgjuar dhe i fuqishëm.
“Kam luajtur kundër tij në Champions League dhe jam i sigurt se ai e mori lehtë me mua si mik në moshën 40-vjeçare, por ishte ende një makth”.
Fonte vazhdoi të lavdërojë Osimhen, i cili ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë pesë asistime në vetëm 22 paraqitje në total për Galatasaray këtë sezon:
“Ai është një lojtar që ka qenë një fëmijë punëtor, që ka ardhur nga hiçi, dhe gjithë suksesin që ka, ai e meriton.
“Mezi pres ta shoh atë në Premier League, sepse ai është një nga ata djem që dëshironi të shihni kundër më të mirëve.
“Ju dëshironi ta shihni atë në Premier League javë pas jave dhe ne do të shohim se ky është vendi ku ai i përket”.