Vllaznia vendos përfundimisht për lojtarin

Futboll

Vllaznia vendos përfundimisht për lojtarin

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 14:50
t Marko Juriç

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Brdariç ka folur edhe për çështjen e mbrojtësit Marko Juriç, i cili ka mbetur jashtë skuadre kohët e fundit.

“Tashmë merkatoja ka përfunduar dhe Juriç do të jetë me ne deri në fund të sezonit.

Mund të shohim nëse do të kemi nevojë për të deri në përfundim të sezonit, pasi ka shumë ndeshje përpara dhe mund të ketë hapësira edhe për Juriç”, është shprehur kreu i stolit shkodran për mbrojtësin kroat.

Ai nuk e llogarit më këtë lojtar si pjesë të formacionit, ku ka preferuar të aktivizojë Krymin si qendërmbrojtës dhe jo kroatin.

Juriç ka kontratë deri në fund të sezonit me Vllazninë, ndaj dhe ka mbetur kuqeblu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat