Federata Evropiane e Futbollit do të hedh në Nyon të Zvicrës këtë të enjte (nesër) shortin e kualifikueseve për “Evropianin U21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.
Nga shorti do të përcaktohet udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027. Sipas asaj që UEFA ka përcaktuar për shortin, pritet që skuadrat kombëtare të ndahen në gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra.
Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë skuadrat e mbetura do të luajnë me njëra-tjetrën për të nxjerrë edhe 4 finalistet e fundit të eventit që do të mbahet në qershor 2027 në Shqipëri dhe Serbi. Dy kombëtaret e vendeve organizatore, Shqipëria dhe Serbia, do të jenë automatikisht pjesë e finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027.
Vazo 1: Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Gjermani, Francë, Ukrainë, Itali, Danimarkë
Vazo 2: Rumani, Zvicër, Kroaci, Rep.Çeke, Poloni, Norvegji, Belgjikë, Gjeorgji, Rep. Irlandë
Vazo 3: Slloveni, Finlandë, Suedi, Austri, Sllovaki, Greqi, Islandë, Hungari, Bullgari
Vazo 4: Skoci, Uells, Izrael, Maqedoni e Veriut, Turqi, Kosova, Irlanda e Veriut, Ishujt Faroe, Moldavia
Vazo 5: Bjellorusia, Mali i Zi, Bosnie dhe Herzegovina, Qipro, Letonia, Lituania, Kazakistan, Azerbajxhani, Luksenburg
Vazo 6: Estonia, Malta, Armenia, Andorra, Gjibraltari, San Marino