Cassano për yllin e ri të Milanit

Futboll

Cassano për yllin e ri të Milanit

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 14:51
Milani

Ish-sulmuesi i Milan-it, Antonio Cassano ka mbështetur transferimin e Joao Felix.

Sulmuesi portugez i është bashkuar Milan-it nga Chelsea në një marrëveshje huazimi deri në qershor.

Cassano tha në Viva el Futbol:

“Ai që më emocionon më shumë, ai që do të na bëjë të lumtur është Joao Felix, më pëlqen shumë.

“Kur u largua nga Benfica mendova se shifra ishte e ekzagjeruar, por kur e shoh duke luajtur, kur e shoh se si lëviz, si di të kombinojë me shokët e skuadrës.

“Është e vërtetë që ai nuk është i qëndrueshëm, por kur e sheh në stadium dhe ai bën ato lojëra cilësore, më pëlqen.

“Për mua mund të bëhet mes 3 më të mirëve në botë, pas Vinicius dhe Rodrygo. Joao Felix më emocionon shumë.

“Përshtypja ime për këtë lojtar është se ai ende duhet të gjejë trajnerin e duhur, i cili e lë të lirë të bëjë atë që dëshiron. Nëse gjen kiminë e duhur me trajnerin, ai mund të bëjë me të vërtetë gjëra të shkëlqyera”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat